Plas ‘sherri’ në familjen e Kim Kardashian, ia mbledh burri; vendos rregulla të reja në shtëpi

Plas ‘sherri’ në familjen e Kim Kardashian, ia mbledh burri; vendos rregulla të reja në shtëpi

22:14, 25/10/2019
A+ Aa A-

Kanye West nuk është dakord që vajza e tij, North, të grimohet dhe duket se këtë gjë ja ka ndaluar kategorikisht.

Përveç kësaj reperi nuk e lejon që të veshë bluza të shkurtra dhe kjo ka krijuar shumë debat në familje. Këtë gjë Kim Kardashian e ka treguar publikisht për “E! News”.

“North po përpiqet të mësojë si të grimohet, por ajo është ndaluar ta bëj këtë gjë, sepse babai i saj nuk e lejon të lyhet derisa të arrijë moshën e adoleshencës. Tani ka nisur një diskutim i ashpër në shtëpi për këtë gjë. Mendoj se si prind mëson rrugës si të veprosh dhe ne kemi kuptuar se nuk duam që ajo të lyhet që tani, por North më shikon mua duke vendosur buzëkuq dhe dëshiron edhe ajo”, ka thënë Kim Kardashian.

Më parë ajo ka treguar se kjo gjë i ka shkaktuar edhe telashe, duke qenë se ishte tezja e saj, Kylie Jenner, që i dhuronte buzëkuq të ndryshëm mbesës.

Kanye ka thënë se më parë nuk e kishte problem që vajza e tij të vishej edhe me rroba të shkurtra, por ka ndryshuar tërësisht mendim pasi ju dedikua fesë së krishterë.

Kujtojmë se North West është vetëm 6 vjeçe dhe se veç saj Kim dhe Kanye kanë edhe 3 fëmijë të tjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco