Pas të bëmave të fundit, Morena Taraku merr vendimin drastik

Pas të bëmave të fundit, Morena Taraku merr vendimin drastik

21:04, 25/10/2019
A+ Aa A-

Morena Taraku ka vendosur ‘të zhduket’.

Ajo ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Missed Call”.

Ndërsa po shijon suksesin e kësaj kënge, artisja ka marrë vendim të shkëputet për një kohë nga rrjetet sociale.

Ajo thotë se arsyeja se përse mori këtë vendim është se dëshiron të fokusohet në qetësi shpirtërore dhe familje.

“Desha te ju falemnderoj per cdo pike dashurije qe ma keni fal.. per cdo koment e cdo perkrahje.. Une qe nga sot do jem pak e shkeputur nga rrjetet sociale dhe dua te fokusohem ne qetsin time shpirterore dhe me brendesine time.. ne si artist nganjehere harrojme te falim dashuri  e kujdes nga vetja…”, ka shkruar ajo.

Ky vendim i Morenës vjen pak ditë pas skandalit të saj me Prokurorinë dhe Doganën, kur ka tentuar të sjellë në Kosovë një veturë duke e deklaruar si e re, për t’i ikur një tatimi që duhej të paguante për veturën, e cila në fakt kishte pak më shumë se dy muaj që ishte regjistruar në Gjermani.

E këtë rast, i cili nga Dogana është dërguar në Prokurori, janë munduar që ta fshehin shumë njerëz sidomos nga Prokuroria, e cila ka marrë vendimin që vetura të pranohet si e re.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco