‘Silva ka gjithmonë të drejtë’/ Dafi tregon aksidentin që e bëri të reflektojë

‘Silva ka gjithmonë të drejtë’/ Dafi tregon aksidentin që e bëri të reflektojë

16:46, 25/10/2019
A+ Aa A-

Këngëtari Dafi Derti ka pohuar së fundmi se i është dashur një aksident automobilistik për të kuptuar se e shoqja, këngëtarja Silva Gunbardhi, ka gjithmonë të drejtë.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Dafi tregoi se dy ditë më parë i përplasi makinën. “Ne zihemi gjithmonë kur unë i jap makinës. Jo më pak se pardje, fatkeqësisht përplasa makinën e Silvës. Dhe doli që pas gjashtë vitesh ajo ka të drejtë”-u shpreh  fillimisht Dafi.

“Dhe jo pak, por e përplasa fuqishëm. Nuk kishte të lënduar, ishte gabimi im. Ishte hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon. Unë ia vë fajin telefonit. Kjo është arsyeja që ne zihemi gjithmonë dhe doli që Silva ka të drejtë”-tha më tej ai.

Risjellim në vëmendje se këngëtarët janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Dalvi. Ata janë njohur në sajë të bashkëpunimit muzikor “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, që rezulton momentalisht si një ndër këngët më të klikuara shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco