Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

VIDEO/ Bes Kallaku publikon trailin e filmit të tij, ja data kur do të dalë në kinema

VIDEO/ Bes Kallaku publikon trailin e filmit të tij, ja data kur do të dalë në kinema

15:19, 25/10/2019
A+ Aa A-

Pas dy vite e gjysëm xhirime aktori i njohur i humorit Bes Kallaku sjell filmin e tij.

Filmi quhet ‘Falco’ dhe bëhet fjalë për një laçjan që krijon partinë e tij  ‘Partia Para Albania’.

Në trailin e publikuar shfaqen personazhet e njohur shqiptarë si Bleona, Olti Curri, Olsi Bylyku, Rashel Kolaneci, Sara Kolami, Lorik Cana, Dritan Shakohoxha, Albano Bogdo e shumë të tjerë.

Ky film që aktori premton që do thyeni brinjët duke qeshur do ta ketë premierën e tij në kinema në datën 20 nëntor.

Bes Kallaku ia dedikon këtë film vetes së tij, Top Channel-it, Portokallisë, të Dielës Shqiptare e të gjithë ata që e kanë duartrokitur deri tani.

“Pas me shum se 2 vite e gjysem pune, shum lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju thyeje brinjet nga te qeshurat. Ky, nuk eshte vetem filmi im, sepse nuk do isha ktu pa ndihmen dhe eksperiencen e gjithesecilit qe kam punuar gjate gjithe karrieres sime. Ky eshte filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallise, i te Dieles Shqiptare, i te gjithe juve qe me keni duartrokitur deri ktu. I gjithe stafit dhe ekipit te filmit, i te gjithe aktoreve dhe atyre qe ndihmuan qofte edhe me nje gote uji”, –shkruan Besi në Instagram përkrah trailerit të filmit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco