Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Mario  Dedivanovic një shqiptar i vërtetë , ja çfarë VIDEO publikoi teksa punonte

Mario Dedivanovic një shqiptar i vërtetë , ja çfarë VIDEO publikoi teksa punonte

13:59, 25/10/2019
A+ Aa A-

Grimieri, Mario Dedivanovic është tepër i njohur në mbarë botën për talentin që ka si dhe për klientelën e tij shumë të famshme.

Ai shpeshherë ndan në rrjete sociale pjesë nga puna që bën dhe tutoriale të ndryshme.

Së fundmi ai ka publikuar një video pas përfundimit të grimit e në sfond dëgjohet një këngë jo e zakonshme për ndjekësit e tij të huaj.

Mario ka zgjedhur që atë postim ta shoqëronte me një këngë popullore shqiptare, e cila dukej se ishte e miksuar.

Një komentuese ka zbuluar se ajo këngë është e titulluar “Moj shami e kuqe, moj shami e verdhë”, ndërsa dikush tjetër është përgjigjur se kënga quhet “Albanian Shota”.

Kjo nuk është hera e parë që Mario publikon video të tilla gjatë të cilës nxjerr në pah dhe origjinën e tij shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli25/10/2019 14:09

Aman o miq! Prasin mos e leshoni!!!

Shto koment

Denonco