Cardi B bëhet pjesë e “Fast & Furious 9”

Cardi B bëhet pjesë e “Fast & Furious 9”

22:30, 23/10/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme amerikane, Cardi B, i është bashkuar kastit të filmit “Fast & Furious 9”.

Këtë e ka bërë të ditur aktori Vin Diesel përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti ka hedhur një video së bashku me Cardi B duke treguar se kanë bërë gjithçka për filmin e ri.

“Jam e lodhur, por mezi po pres. Mendoj që ky do jetë një prej më të mirëve”, ka thënë Cardi në këtë video. “Më duhet të fle në gjumë dhe për këtë jam gati”.

Et ka mësuar se 27-vjeçarja në këtë film do të ketë një rol shumë të vogël dhe do shfaqet në vetëm pak sekuenca.

Në ndërkohë, reperja Cardi B ka bërë debutimin në fushën e aktrimit me filmin “Hustlers” përkrah yllit Jennifer Lopez, aktores Keke Palmer e shumë të tjerë.

Veç tjerash, të hënën, aktori Diesel ka konfirmuar se edhe Ozuna do jetë pjesë e këtij filmi.

Të tjerët në film janë Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Jordana Breëster, Chris “Ludacris” Bridges, Nathalie Emmanuel, Helen Mirren dhe Charlize Theron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco