Rikthehet ‘Dua të të bëj të lumtur’, por jo në ‘Top Channel’

Rikthehet ‘Dua të të bëj të lumtur’, por jo në ‘Top Channel’

18:13, 23/10/2019

Arbanën dhe stafin e ‘Dua të të bëj të lumtur’, nuk do i shihni  në ‘Top Channel’, por live në Theth. Të gjithë ju që jetoni afër, apo keni dëshirën për t’u shfaqur në xhirime, mund të bëheni pjesë e saj në datën 26, live nga Thethi me skuadrën e emisionit më të shikuar.

Moderatorja e emisionit përmes një instastory nuk ka nguruar t’i ftojë të gjithë për t’ju bashkuar stafit në xhirime. Ndër të tjera ajo ka thënë: ‘Dua t’ju them se nëse jeni rastësisht aty, apo nëse doni të merrni pjesë në promon e emisionit tuaj të preferuar, jeni të mirëpritur.”

Kujtojmë këtu që spoti i vitit të kaluar u xhirua në Vermosh, dhe padyshim ishte shumë i bukur. Ndërkohë zgjedhja e këtij viti ishte Thethi, një vend me bukuri të rrallë. Nëse keni dëshirën për t’u shfaqur në promon e emisionit, mund të bashkoheni me ekipin në datë 26, ora 12.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco