VIDEO/ Teksa drejtonte Filarmonikën e Scalës dirigjentit të njohur i bien pantallonat

VIDEO/ Teksa drejtonte Filarmonikën e Scalës dirigjentit të njohur i bien pantallonat

11:37, 23/10/2019
A+ Aa A-

Një publik i përzgjedhur po ndiqte një koncert që celebronte 70 vjetorin e Republikës Popullore Kineze në Milano, por u bënë dëshmitarë të një situate aspak të zakonshme.

Drejtori i orkestrës, Muhai Tang po drejtonte Filarmonikën e Scalës, një nga më prestigjiozet në Europë, kur i ranë pantallonat në skenë, duke e detyruar të ndalonte disa sekonda dhe të shtrëngonte rripin.

Incidenti i 70 vjeçarit nuk pengoi vazhdimin e koncertit “China Nights”, madje u duk se shtoi energjinë edhe tek vetë instrumentistët.

Kujtojmë se Tang është një emër i njohur në muzikën klasike.

Ish-nxënësi i mitit Von Karajan ka fituar edhe një Grammy Award për kompozimin klasik më të mirë në vitin 2002.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco