Rezart Veleshnja rrëfen fitoren e së ëmës ndaj kancerit të gjirit

Rezart Veleshnja rrëfen fitoren e së ëmës ndaj kancerit të gjirit

19:24, 22/10/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit Rezart Veleshnja u ka treguar së fundmi ndjekësve se e ëma e tij është një mbijetuese e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Veleshnja nuk i ka kursyer fjalët e mira as për jakat e bardha, veçanërisht mirënjohjen për kirurgun që është marrë me rastin e së ëmës.

“Sot mendova ta ndaj me ju, edhe pse mund të duket pak e çuditshme. Gëzimi që kam, ma lejon këtë. Pas një lufte me kancerin e gjirit, që nëna ime kaloi, arrita të kuptoj se jakat e bardha shqiptare janë më të aftët në botë; jam krenar për kirurgët shqiptarë.

Ky është Helidon Nina, një nga kirurgët më të mirë, i cili i shpëtoi jetën nënës sime. Të jam mirënjohës! Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde!”-ka shkruar Rezart Veleshnja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco