Zbulohet artisti që do të performojë këngën zyrtare të UEFA EURO 2020

Zbulohet artisti që do të performojë këngën zyrtare të UEFA EURO 2020

17:44, 22/10/2019
A+ Aa A-

Dj Martin Garrix është zyrtarisht tekstshkruesi dhe interpretuesi i “himnit” zyrtar të UEFA EURO 2020. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Garrix, gjatë një eventi në Amsterdam.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të shkruaj dhe interpretoj këngën zyrtare të UEFA EURO 2020. Turneu i  verës tjetër do t’i afrojë tifozët me futbollin më shumë se më parë dhe me të vërtetë shpresoj që kënga ime do t’i bëjë të gjithë në Europë të ndjehen sikur janë pjesë e saj”-është shprehur Garrix.

Kënga do të zbulohet në pranverën e vitit 2020. Garrix do ta interpretojë për herë të parë në ceremoninë e hapjes së UEFA EURO 2020, në stadiumin “Olimpico” (Romë), më 12 qershor.

Kjo është hera e dytë që kënga zyrtare e një kompeticioni i besohet një DJ. Risjellim në vëmendje se në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Athinë, performoi Dj Tiesto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco