Kim Kardashian tregon si festoi ditëlindjen: Kaney dhuroi 1 milion dollarë

Kim Kardashian tregon si festoi ditëlindjen: Kaney dhuroi 1 milion dollarë

17:04, 22/10/2019
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka festuar dje 39-vjetorin e lindjes së saj. Ajo nuk ka ngurruar të falenderojë ndjekësit për urimet e shumta, ashtu sikurse edhe të tregojë detaje nga ditëlindja e saj.

Kim ka bërë me dije se e ka festuar 39-vjetorin në prani të miqve dhe familjes, si dhe ka marrë si dhuratë nga i shoqi, Kanye West, një shumë marramendëse për fondacionet e saj të bamirësisë.

“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë në këtë ditëlindje! Pata ditëlindjen më të këndshme të mundshme! E kalova fundjavën me miqtë e mi të mrekullueshëm në Palm Springs dhe më pas hëngra një darkë familjare në shtëpi, të mundësuar nga ime më dhe Kanye.

Restoranti im i preferuar Armenian erdhi dhe u kujdes për servirjen dhe ushqimet e mia të parapëlqyera. Mora dhurata të jashtëzakonshme nga e gjithë familja, si dhe nga Kanye. Ai më dhuroi disa çanta fantastike. Kanye dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”-ka shkruar Kim Kardashian në “Instagram”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco