Në kohën kur ata ishin çift Loredana dhe Mozzik, luksi i tyre ishte një nga temat më të përfolura në mediat rozë.
Shpeshherë në videoklipe Mozzik e shihnim me veshje origjinale e të shtrenjta, të veshur me brendet Guçi e Louis Vuitton.
Përveç klipeve,ai ishte edhe në jetën e përditshme i rrethuar nga luksi.
Madje edhe vajza e tij, Hana, e cila edhe pse e vogël, vishet me rroba të firmave më të njohura.
Përjashtim nuk bënte as Loredana e cila kurrësesi nuk mbante veshur veshje të lira.
Dhe vetëm një veshje tij në kohën kur ishte me Loredanën kushtonte me mijëra euro siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.
Ora e Mozzik e Rolex kushton plot 31.900 Euro, syzet 490 Euro dhe kapelja 270 Euro, Xhaketa1.550 Euro dhe këpucët 1.490 Euro.
E ndërsa në klipin e tij të ri që e ka nxjerrë mbas ndarjes nga Loredana reperi sipas faqes së njohur në Instagram what.they.wearin mban të veshur :
Xhaketë të firmës Zara që kushton 60 euro, atletet të firmës Nike që kushtojnë 110 euro dhe bluza sërish e firmës Zara që kushton 40 euro ku e gjithë veshja e tij kushton 210 euro shumë e vogël kjo krahasuar me veshjen e mësiperme.
Çfarë po ndodh vallë me jetën luksoze të Mozzik pas ndarjes nga Loredana?!
Kujtojmë që në kohën kur ishin bashkë Mozzik dhe Loredana Zefi u kthyen në qendër të vëmendjes pas akuzave të forta për zhvatje.
Loredana u akuzua nga një çift zviceran, pasi në bashkëpunim me vëllain e saj kishte zhvatur një milion franga zvicerane.
Në atë kohë Loredana nuk e mohoi se i ka marrë këto para, por ato janë dhënë nga çifti me dëshirë.
© SYRI.net