HOROSKOPI JAVOR/Përmbysje planesh dhe ndryshime rrënjësore, ja ç'ka parashikuar Paolo Fox për datat 21-27 tetor

HOROSKOPI JAVOR/Përmbysje planesh dhe ndryshime rrënjësore, ja ç'ka parashikuar Paolo Fox për datat 21-27 tetor

21:17, 21/10/2019

Dashi: Marsi në pozicion të pafavorshëm edhe për këtë javë do të ndikojë që të ndiheni të lodhur dhe në humor të keq. Mos u shqetësoni së tepërmi. Gjithsesi do të arrini t’ia dilni mbanë falë intuitës suaj të shkëlqyer dhe vendosmërisë që ju karakterizon. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat, pasi Hënën do ta keni në shenjë. E shtuna dhe e diela nuk do të jenë ditë fort të mbara.

Demi: Kjo javë do t’ju gjejë disi të rënduar shpirtërisht, pasi edhe Venusi, edhe Mërkuri do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Mosmarrëveshjet do të jenë në rend të ditës, si në zyrë dhe në shtëpi. Mos u inatosni dhe mos u hyni polemikave të kota, pasi do të jetë më mirë të gjeni gjuhën e përbashkët me ata që nuk ju kuptojnë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Binjakët: Pas një pritjeje të gjatë, erdhi më në fund momenti që t’ju njihen meritat. Aty nga e marta ose e mërkura mund të merrni një lajm të mirë, falë edhe ndikimit të Hënës së kthyer në pozicion të favorshëm. Marsi gjithashtu i kthyer nga shenja juaj, ju bën të ndiheni të pamposhtur. Të enjten dhe të premten bëni kujdes të mos grindeni me partnerin, pasi një zënkë banale mund të përfundojë në sherr të mirëfilltë. Fundjava do të jetë qetësuese.

Gaforrja: Java nuk mund të fillojë më mirë se kaq, pasi Hëna do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar energji pozitive dhe fat. Falë favorizimit të Venusit do të keni fat edhe në dashuri. Edhe në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, pavarësisht se ndiheni paksa të lodhur. Bëni kujdes në fundjavë, pasi mund të ndiheni në humor të keq.

Luani:  Ditët më të mbara për këtë javë do të jenë e marta dhe e mërkura, pasi atëherë Hënën do ta keni në shenjë. Bëni kujdes në ditët që do të pasojnë, sidomos në aspektin profesional, sepse mund të mos e keni mbështetjen që shpresonit. Bëni kujdes edhe në marrëdhënien me partnerin, sidomos të enjten dhe të premten, sepse Venusi do të vendoset në pozicion të pafavorshëm.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, sepse do të keni mbështetjen e Venusit dhe të Mërkurit. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë veçanërisht me fat, falë Hënës në shenjën tuaj. Pritet që së shpejti të merrni një përgjigje që ka lidhje me punën, të cilën e prisnit prej kohësh. Edhe në dashuri do të jeni me fat. Beqarët do të lënë takime interesante...

Peshorja: Do të vijojë për ju një periudhë gjatë së cilës do të ndiheni energjikë dhe të fortë, sepse Marsin do ta keni në shenjë. Falë mbështetjes së Hënës, do të jeni me fat veçanërisht në fundjavë. Pritet që të merrni surpriza të bukura dhe të kaloni çaste të këndshme në shoqërinë e një personi të dashur. Në aspektin profesional, ditët më frytdhënëse do të jenë e marta dhe e mërkura. Kujdes nga ndonjë e papritur ditën e hënë.

Akrepi: Kjo javë do t’ju gjejë sërish protagonistë të zodiakut, sepse edhe Venusi, edhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Mbështetja e këtyre planetëve do t’ju garantojë sukses si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë. Së bashku me partnerin do të përjetoni çaste pasioni. Beqarët do ta kenë të lehtë të lënë takime, sidomos në fundjavë.

Shigjetari: Planeti Jupiter do të vazhdojë të qëndrojë në shenjën tuaj edhe për njëfarë kohe. Përfitoni që të luani të gjitha kartat, sidomos në aspektin profesional. Nëse keni në mendje një projekt, mos hezitoni ta vini në zbatim. Nismat e reja do të vlerësohen. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat, sepse Hëna do t’ju favorizojë. Të enjten dhe të premten mund t’ju dalë ndonjë pengesë e vogël.

Bricjapi: Fillimi i javës nuk do të jetë fort i mbarë, pasi Marsi dhe Hëna do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm. Ju do të ndiheni të lodhur dhe të pamotivuar. Mos u shqetësoni, sepse duke filluar që nga dita e martë do të ndiheni më mirë. Mërkuri i kthyer në pozicion të favorshëm do t’ju dhurojë mundësi të reja në aspektin profesional, kurse Venusi do t’ju dhurojë pasion dhe qetësi. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Ujori: Do t’ju duhet të përballeni gjatë këtyre ditëve me Venusin në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, i cili do t’jua ndërlikojë së tepërmi jetën në çift, duke bërë që të lindin zënka me partnerin. Edhe në aspektin profesional do të hasni ndonjë të papritur, sidomos të martën dhe të mërkurën, për shkak të pozicionimit të Hënës. Për fat, në fundjavë do të mund t’i mblidhni forcat.

Peshqit: Procesi i rimëkëmbjes tashmë ka filluar. Venusi ju garanton fat në dashuri dhe ditë të mbushura me pasion. Edhe në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, sidomos gjatë pjesës së parë të javës. Të enjten dhe të premten do të ndiheni disi nervozë, pasi Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm. Bëni kujdes të mos bëheni shkaktar i nisjes së zënkave pa pasur një arsye të fortë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco