FOTO/ Brenda shtëpisë përrallore të Sharon Stone

FOTO/ Brenda shtëpisë përrallore të Sharon Stone

20:55, 21/10/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Sharon Stone ka hapur së fundmi dyert e shtëpisë së saj përrallore në Beverly Hills, për revistën “Architectural Digest”.

Me një stil sa modern, po aq edhe klasik, Sharon Stone duket se ka arritur t’i japë vërtetë karakterin e saj.“Kam përjetuar një udhëtim mjaft të çuditshëm, ndërkohë që merresha me rimodelimin e ambienteve të shtëpisë, ku kam jetuar për plot 25 vite”– është shprehur Stone.

Salloni pikaset nga mure të bardhë dhe një tavan ngjyrë vjollcë, të rrethuar nga gipse me ngjyrë ari; është i mbushur me dritë natyrale falë dritareve të mëdha, lule të freskëta dhe vepra arti të varura në mur. Ndërsa pjesa e jashtme e shtëpisë, karakterizohet nga hapësirat e bollshme dhe prania e një pishine.

Sharone Stone e ka blerë shtëpinë pas rolit të saj në filmin “Basic Instict”, pasi e ndjente të nevojshme të jetonte në një pronë më të sigurt, për shkak të famës së papritur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco