Shenjat e HOROSKOPIT që kanë lindur për të tërhequr vëmendje

Shenjat e HOROSKOPIT që kanë lindur për të tërhequr vëmendje

18:37, 21/10/2019
A+ Aa A-

Çdo shenjë ka mënyrën e vet unike të të menduarit, të interpretuarit dhe të ndërtuarit marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Veç të tjerash, disa prej tyre, përfundojnë duke  tërhequr më shumë vëmendje sesa të tjerët, edhe kur nuk e kanë këtë qëllim. Lexo më poshtë për të kuptuar nëse e jotja bën pjesë tek shenjat që tërheqin më shumë vëmendje:

Luani

Personat e kësaj shenje vdesin të tërheqin vëmendjen dhe kështu konsiderohen më përfaqësueset e zodiakut. Janë gjithmonë në këmbë mes turmës dhe shkëlqejnë pa e kuptuar që po shkëlqejnë. Veç të tjerash janë njerëz që bëjnë diferencën në jetën e të tjerëve dhe mbahen mend nga të gjithë sepse arrijnë të krijojnë miqësi dhe afeksion kudo që shkojnë, me gjithë ekzibicionizmin e tyre. Edhe pse janë vanitozë, të lindurit nën këtë shenjë kanë një natyrë të gjallë dhe xhentile që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Akrepi

Personat që i përkasin kësaj shenje janë pasionantë dhe intensivë, karakteristika që reflektohen thjeshtë në personalitetin e tyre. Veç të tjerash, këto karakteristika i bëjnë në gjendje të udhëheqin shumë kollaj, sidomos për shkak se  kërkojnë gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes, edhe duke u ofruar miqve këshilla e mbështetje.

Demi

Demat janë qenie speciale dhe kështu tërheqin vëmendjen në një mënyrë krejtësisht ndryshe: vlerësojnë pamjen e jashtme, akumulojnë resurse dhe kujdesen për mirëqenien e tyre materiale. Por këtë nuk e bëjnë për të tërhequr vëmendje, por sepse duan të jetojnë mirë, të shijojnë zgjedhjet dhe blerjet e tyre./Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco