FOTO/ Komentuesja i tha se duhet të dobësohet, ja si i përgjigjet komentit fyes këngëtarja shqiptare

FOTO/ Komentuesja i tha se duhet të dobësohet, ja si i përgjigjet komentit fyes këngëtarja shqiptare

17:58, 21/10/2019
A+ Aa A-

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Bebe ka treguar gjithmonë se është shumë e lumtur me përmasat e saj trupore, por duket se një koment i fundit nuk e ka bërë të ndihet mirë. Këngëtarja shqiptare ka qenë para pak ditësh e pranishme në “The Ellen DeGeneres Show” dhe pas performancës ajo publikoi në rrjete sociale një foto me veshjen e saj. Bebe dukej e mahnitshme veshur me një fustan të gjatë të zi dhe një palë çizme në të njëjtën ngjyrë.

Image

Por përpos komenteve shumë pozitive nuk kanë munguar as ato negative, e madje fyes, njërin prej të cilëve këngëtarja e ka vënë re. “Wow… duhet të humbasësh peshë”, ka komentuar dikush në foton e saj. Bebe ka vendosur t’i përgjigjet ndjekëses së saj publikisht duke i dhënë një këshillë. “Jo, ti duhet t’i pranosh njerëzit dhe të punosh me urrejtjen e vetes tënde”, i është përgjigjur Rexha.

Këngëtarja ka marrë menjëherë mbështetjen e fansave të saj, të cilët e vlerësojnë mbi të gjitha për talentin dhe zërin unik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco