Hoqi pantallonat në mes të emisionit, Baldwin bën xhiron e rrjetit

Hoqi pantallonat në mes të emisionit, Baldwin bën xhiron e rrjetit

17:38, 21/10/2019
A+ Aa A-

Alec Baldwin ka bërë një veprim të pazakontë gjatë pjesëmarrjes në emisionin e shumëshikuar televiziv The Tonight Show të Jimmy Fallon.

Aktori i famshëm hollivudian i ka lëshuar pantallonat për të treguar se sa shumë ka humbur në peshë.

“Dëshironi të shihni se sa shumë peshë kam humbur? Jeni gati?”, kishte pyetur 61-vjeçari para se t’i lëshonte pantallonat që t’i binin poshtë.

Image

“Tashmë as që më bien pantallonat”, i kishte thënë Baldwin publikut që vazhdonte të brohoriste dhe të qeshte nga befasia.

Ndryshe, Alec është kthyer në sezonin e ri të Saturday Night Live për të vazhduar interpretimin e karakterit të presidentit amerikan, Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco