‘Është muzikë e djallit’, Kanye West po konsideron heqë dorë nga muzika rap

‘Është muzikë e djallit’, Kanye West po konsideron heqë dorë nga muzika rap

17:20, 21/10/2019
A+ Aa A-

Kanye West po konsideron të mos bëjë më muzikë ‘rap’, pasi thotë se është ‘muzikë e djallit’.

Reperi Kanye West mund të mos e vazhdojë karrierën si rep artist.

Ai siç duket po mendon t’ia kthejë shpinën muzikës me të cilën është bërë i famshëm, sipas pastorit të tij, i cili foli për rilindjen fetare të Kanye dhe si ka ndikuar në muzikën e tij.

“Kanye ka filluar të vizitojë kishën tonë nga mesi i majit të këtij viti”, ka thënë pasori kryesor i një kishe në Kaliforni, Express.

Pasi ka shkuar në shërbime disa herë, reperi ka kërkuar të flasë me pastorin, të cilit i ka thënë se “5 javë më parë është shpëtuar rrënjësisht”.

Kanye i ka thënë se është kthyer te Krishterimi pasi që e ka ndjerë një “peshë të mëkatit” nga fama dhe industria e muzikës dhe se djalli e ka sjellë në një vend ku ai është ndjerë se kishe lidhje me mëkatin e tij.

Madje, në një moment ai tha se do të hiqte dorë nga muzika rap në tërësi, pasi konsideron se është ‘muzikë e djallit’.

Kështu, pastori e bindi që reperi të përdorte talentin e tij për t’i kënduar atij që i ka dhënë këtë talent’, Zotit.

Me këtë rast, repri ka punuar në një album të tërë me muzikë fetare, me emrin ’Jesus is King’, i cili do të dalë më 25 tetor.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco