Lajmi i fundit

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Përplasjet/ Shakohoxha flet njëherë e mirë për largimin e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit

Përplasjet/ Shakohoxha flet njëherë e mirë për largimin e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit

09:53, 20/10/2019
A+ Aa A-

Në emisionin e së shtunës mbrëma të Rudina Dembacajt ka qënë i ftuar komentatori dhe gazetari sportiv Dritan Shakohoxha në një intervistë për ‘Mos i fol Shoferit’ në RTVOra, ai ka treguar mbi largimin e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit nga Digitalb .

I nxitur nga fjalia Dembacajt, ai tha: ‘Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako, Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit.’

‘Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjithë këto zonjusha përflitet që janë hequr nga puna prej teje,’- shtoi Rudina.

‘Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrinë në të njëjtin vend pune. Asnjë s’bën deklarata të tilla, janë abuzime portalesh’, ka treguar ai.

Dy moderatoret, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shfaqeshin shpesh me të në rrjetet e tyre sociale, por largimi nga puna ka sjellë dhe ndërprerjen e një marrëdhënie shoqërore mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco