Blendi Fevziu tregon arsyen pse nuk do që vajzat e tij të jetojnë në Shqipëri

Blendi Fevziu tregon arsyen pse nuk do që vajzat e tij të jetojnë në Shqipëri

08:46, 20/10/2019
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’. Ai u bë pjesë e një interviste ballë për ballë me moderatoren Luana Vjollca, e cila e ka pyetur për të reja si nga jeta profesionale ashtu dhe nga jeta  private.

Një ndër pyetjet që Luana i bëri Blendit, lidhej me të ardhmen e vajzave të tij, se ku i shikon ai ato në të ardhmen?

Gazetari ka thënë qartë se nuk do që vajzat e tij të jetojnë dhe të rriten në Shqipëri e madje edhe ka shpjeguar arsyen.

Sipas Blendit, ky është një vend maskilist dhe i vështirë në raport me femrat. Kujtojmë që gazetari është baba i dy vajzave: Mishel dhe Alis, me të cilat ka një lidhje vërtetë të ngushtë. Ai ndan shpesh foto me to në rrjete sociale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco