Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Kush është e dashura e Mc Kreshës?

VIDEO/ Kush është e dashura e Mc Kreshës?

23:22, 19/10/2019
A+ Aa A-

Skena e hip hop-it në Shqipëri ka sjellë përgjatë viteve shumë alternativa, por të paktë kanë qenë ata që kanë arritur t’i mbizotërojnë kohës dhe të hyjnë në histori. Dy të ftuarit e sotëm në spektaklin e humorit “Klanifornia”, Mc Kresha dhe Lyrical Son, jo vetëm që kanë bërë histori, por e kanë shkruar historinë e tyre me gërma të arta. Moderatorja Marina Vjollca kishte përgatitur një pyetësor për këngëtarët, të quajtur “Testi i shokëve të ngushtë”.

Marina Vjollca: Cili do të ishte profesioni që do të bënte Lyrical Son nëse s’do të ishte artist?

Mc Kresha: Avokat.

Lyrical Son: Biznesmen.

Marina Vjollca: Cili është ushqimi që urren Mc Kresha?

Lyrical Son: Borani.

Mc Kresha: Borani.

Marina Vjollca: Cili është vesi më i keq i Lyrical Son?

Mc Kresha: Gënjeshtar.

Lyrical Son: Gënjeshtar.

Marina Vjollca: Nëse do të ngelte në ishull Kresha, çfarë do të merrte patjetër me vete?

Lyrical Son: Laps e letër.

Mc Kresha: Playstation.

Marina Vjollca: Cila është fjala që përdor kur është me nerva Lyrical Son?

Mc Kresha: T’ja q*******

Lyrical Son: XXXXXXXXXXXXXX (e censuruar)

Marina Vjollca: Cila është artistja shqiptare e preferuar e momentit për Kreshën?

Lyrical Son: Dua Lipa.

Mc Kresha: Dua Lipa.

Marina Vjollca: Cili është aseti më i mirë fizik i Lyrical Son? Me çfarë krenohet?

Mc Kresha: Truri.

Lyrical Son: Brinat, mjekra e kuqe.

Marina Vjollca: Cila është e dashura e Mc Kreshës? Emri!

Mc Kresha: Nuk e shkruan ai. A thamë që të njohim shokun? Unë e njoh shokun tim, e di që nuk e shkruan.

Lyrical Son: XXXXX

Marina Vjollca: E paska me 5 gërma.

Mc Kresha: Janë 6.

Marina Vjollca: Mc Kresha më duket se ka të dashur!/tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco