Zbulohen detaje të reja nga lidhja e trazuar e Kylie Jenner dhe Travis Scott

Zbulohen detaje të reja nga lidhja e trazuar e Kylie Jenner dhe Travis Scott

15:07, 18/10/2019
A+ Aa A-

Prej dy javësh, mediat po ziejnë nga lajmi i ndarjes së Kylie Jenner me partnerin e saj, Travis Scott.

Gjithçka nisi në dasmën e Justin Bieber, ku Travis nuk e shoqëroi partneren, ndërsa më pas u mësua se ata po jetonin të ndarë.

Mirëpo, burime pranë dyshes u shprehën se Kylie s’do ta pengonte kurrë reperin të takonte të bijën, Stormi-n, e cila duket se po i bashkon sërish prindërit e saj. Burime për “TMZ” kanë treguar se Kylie dhe Travis në fakt kanë nisur të jetojnë sërish bashkë në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Takimet e tyre kanë qenë të shpeshta pasi Travis ka shkuar të kalojë shumë kohë me të bijën, derisa tashmë s’po lëviz më fare nga shtëpia.

Madje, ai po rikuperohet në shtëpi edhe nga thyerja e gjurit gjatë një koncerti së fundmi.

Burimet kanë treguar se ata s’e kanë aspak problem të nisin sërish jetesën së bashku dhe deri në fund të vitit do të jenë pajtuar plotësisht.

Madje, ata kanë planifikuar t’i kalojnë së bashku si një familje festat e Krishtilindjeve dhe fundivitit.

Familja e Kylie-t është pro ribashkimit të çiftit dhe janë shprehur se megjjithëse Travis nuk është perfekt, ai është një baba shembullor për Stormi-n. Ndaj, ata do të dëshironin t’i shikonin sërish bashkë Travis dhe Kylie-n.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco