3 arsyet pse të gjithë duhet të jemi nga pak Peshore

3 arsyet pse të gjithë duhet të jemi nga pak Peshore

20:58, 17/10/2019
A+ Aa A-

Ajo ka një karakter shumë të veçantë dhe tiparet e sa janë të gjitha për t’u zbuluar, sepse, siç është tipike e shenjës së ajrit, ata që kanë lindur mes 21 shtatorit dhe 21 tetorit janë të bekuar nga virtyte dhe vlera që joshin gjithë zodiakun.  Peshorja është një shenjë kardinale e ajrit e udhëhequr nga Venusi, gjithë kjo do të thotë se tipare dalluese të kësaj shenje janë ëmbëlsia dhe ngrohtësia, si dhe një dëshirë e fortë për ekuilibër që ia jep lartësimi i Saturnit, planeti i detyrës, në kundrapeshë me rënien e Diellit, simbol i krijimtarisë dhe lirisë. Të gjithë duan t'i ngjajnë nga pak, edhe pse disa shenja janë aq krenare sa të mos e pranojnë. Ne në Living do ju njohim me 3 arsye të vlefshme pse duhet të jeni nga pak Peshore.

1. Janë të vërteta: Peshoret nuk dinë të shtiren. Luajnë gjithmonë me letra të hapura dhe nuk kanë frikë nga asgjë e askush.

2. Janë diplomate të lindura: E imagjinoni dot një Peshore të nevrikosur, që përplas këmbët dhe thyen gjëra? Nuk keni përse, është aq diplomate dhe e mençur sa do t'i prishte mendjen edhe njeriut më gjaknxehtë në planet.

3. Është e dhimbsur dhe mirëkuptuese: Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shquhen si njerëz socialë, mirëkuptues dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Sa herë të keni nevojë për një shpatull ku të mbështeteni, mos ngurroni të telefononi a takoni një Peshore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco