VIDEO/ Ish-banori i ‘Big Brother’ nuk e dinte se ishte baba: E mora vesh pas një viti, i dhashë atësinë pa bërë ADN

VIDEO/ Ish-banori i ‘Big Brother’ nuk e dinte se ishte baba: E mora vesh pas një viti, i dhashë atësinë pa bërë ADN

19:12, 17/10/2019

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth të rejave nga jeta personale, por askush nuk e priste që gjatë intervistës ish-banori të zbulonte sekretin më të madh të këtyre tre viteve të fundit.

Sapo në led u shfaq fotoja e Kleas, vajza e vogël me të cilin ai poston shpesh në rrjetet sociale, Anaidi reagoi menjëherë, duke u shprehur se ajo është e vetmja femër që dashuron më së shumti në jetë.

“Klea nuk është mbesa, por vajza ime. Sigurisht që i kam dhënë atësinë që ditën e parë që e mora vesh. Nuk bëra ADN fare. E pashë që më ngjante shumë. Këtë situatë e kam pranuar kështu siç është. Klea tani më thërret babi. Klea i flet të dyja gjuhët, por më shumë shqip. Klea ka ardhur në jetë, si një dhuratë midis dy njerëzve që nuk e donin dhe aq shumë njëri-tjetrin…unë dua të them se është vetëm Klea ajo që është në jetën time dhe çdo gjë rrotullohet rreth asaj…”, tha ai.

E teksa këto fjalë nisën të konfuzonin Bietën, 34 vjeçari zbuloi se vogëlushja e fotove është e bija, për të cilën nuk e dinte se ekzistonte derisa ajo mbushi 1 vjeç.

Anaidi shpjegoi se Klea erdhi në jetë nga një lidhje e shkurtër me një vajzë, e cila nuk i tregoi që ishte në pritje të fëmijës së tyre derisa Klea festoi 1 vjetorin e lindjes.

“Kur mbushi 1 vjeç vajza, më mori në kamer dhe me tha: ‘Anaid kjo është Klea. Sot mbush 1 vjeç dhe është vajza jote’”, tregoi ish-banori.

Sa i përket marrëdhënieve më të ëmën e Kleas, ai tregoi se vajza është e vetmja gjë që i lidh dhe për hir të saj mbajnë raporte të mira, madje kjo e fundit mikpritet edhe nga familja e Anaidit. Ai tregoi se me mamanë e Kleas, nuk ka pasur lidhje fejese ose martesë, por një lidhje të shkurtër dhe pa shumë dashuri në mes. Ai nuk e dinte për shtatzëninë e ish-partneres deri në ditën që ajo vendosi t’ia tregonte me kamer nga Italia.

“E respektoj shumë mamanë e Kleas, për vajzën e fortë që është, sepse ajo ka luftuar fort, ka dalë të jetojë vetë në Itali, sepse familja nuk e pranoi një nënë me fëmijë dhe pa baba. Ajo hyn dhe del te shtëpia ime, është një femër që mikpritet, qoftë nga unë apo familja. Nuk është nusja ime, nuk kemi qenë ndonjëherë të fejuar, të martuar apo nuk e di se çfarë, por dhurata që na solli Zoti na bëri të afroheshim më shumë seç ishim më përpara”, sqaroi ai./Top Channel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco