Antonio Banderas flet për ish-bashkëshorten: Do ta dua deri në vdekje

Antonio Banderas flet për ish-bashkëshorten: Do ta dua deri në vdekje

16:21, 17/10/2019

Aktori i njohur Antonio Banderas nuk ngurron ta cilësojë ish gruan e tij si dashurinë e jetës. Në një intervistë për “People”, Banderas është shprehur se ndonëse Melanie Griffith nuk është më e shoqja, kjo nuk do ta pengojë për ta dashur deri në fund.

“Unë mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë. E dua dhe do ta dua deri në ditën kur do të vdes. Ajo është familja ime”-është shprehur Antonio Banderas. “Nëse do të kishte një jetë të dytë, unë do të doja të ndaloja atje. Ndoshta vajza ime është jeta ime e dytë”-ka vijuar më tej aktori, duke iu referuar 23-vjeçares Stella.

Banderas e ndihmoi Griffith përgjatë 20 viteve martesë që të rriste vajzën e saj Dakota Johnson, të cilën e kishte me burrin e parë Don Johnson, si dhe djalin Alexander Bauer, të cilin e kishte me burrin e dytë Steven Bauer.

“Unë isha aty për ta sepse e doja nënën e tyre dhe ata ishin pjesa më e rëndësishme e asaj që erdhi me Griffith”-është shprehur Banderas, duke shtuar: Shumë shpejt ata e kuptuan këtë. Më quajtën Paponio, një përzierje mes Baba dhe Antonio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco