‘Është i pazëvëndësueshëm ‘ Hygerta Sako tregon se cili është futbollisti i kombëtarës që duartorket

‘Është i pazëvëndësueshëm ‘ Hygerta Sako tregon se cili është futbollisti i kombëtarës që duartorket

15:30, 17/10/2019

Ish-misi i Shqipërisë dhe njëherazi moderatorja sportive, Hygerta Sako është shprehur se nuk do të heqë kurrë dorë nga televizioni.

Ajo shprehet se puna në televizion e bën shumë të lumtur, ndaj nuk ka arsye pse të largohet.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, Sako ka folur për jetën e saj, karrierën dhe futbollin.

Përsa i përket futbolli shqiptar, Hygerta ka theksuar se sipas saj Kombëtarja nuk ka ende një lider, Pasi Cana nuk është zëvendësuar.

Aktiviteti fizik?

“Shkoj çdo ditë nga e hëna nga të premte në palestër. Të shtunën dhe të dielën e lë pushim. Të dielën nuk shkoi, pasi kam edhe emisionin. Të shtunën ia kushtojë vetes. Në palestër shkoj bashkë me vajzën.”

Lidhja me futbollin?

“Unë kam parë futboll që e vogël dhe kemi qenë si familje të gjithë të apasionuar me futbollin. Jam rritur me atë frymë. Ishte e natyrshme të dalësh në këtë profesion. Ndaj ndihem shumë e qetë”.

Ke dëshirë për të ndryshuar faqe në profesion?

“Jo, unë nuk kam (qesh). Televizioni ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Që në momentin e parë në TV dhe deri më sot, unë kam qenë e lumtur dhe e kam shijuar në maksimum”.

Fanella në shtëpi?

“Kam të Skënderbeut, të Partizanit, të Kombëtares”.

Sportisti që e duartorket veçmas?

“Për mua një figurë qëndrore e kombëtares ishte kapiteni Lorik Cana, për vet frymën që kishte dhe atë që jepte në fushë. Deri tani ai nuk është zëvendësuar dhe këtë e them hapur. Ende nuk kemi një lider në kombëtare. Si talent Strakosha më duket lojtar shumë i mirë”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco