A  është shtatzënë Rihanna? FOTO-t e fundit të saja tregojnë të vërtetën

A është shtatzënë Rihanna? FOTO-t e fundit të saja tregojnë të vërtetën

11:49, 17/10/2019
A+ Aa A-

 Dyshimet mbi një shtatzëni të mundshme të këngëtares së njohur, Rihanna, kanë qarkulluar për muaj të tërë.

Fansat kanë komentuar shpesh mbi pamjen e saj dhe faktin që ka qenë mbipeshë kohët e fundit.

Por së fundmi 31 vjeçarja Riri me fotot e publikuara në Instagram me bikini ka treguar se ajo jo vetëm që nuk është shtatzënë por është më në formë se kurrë.

Teksa ndodhet me pushime këngëtarja është shfaqur me bikini ngjyrë të zezë duke treguar barkun e rrafshuar dhe format e saj perfekte.

Këto foto të këngëtares vërtetuan dhe fjalët e saja e cila gjatë intervistës me  Anna Wintour ka thënë:

“Unë nuk mendoj për gjëra të tilla, por, ju e dini, plani i Zotit. Por mezi pres të gjitha thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste”.

Kujtojmë që këngëtarja prej vitesh është në një lidhje me miliardierin arab Hassan Jameel me të cilin mendohet që së shpejti të këtë edhe një dasmë.

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco