Tragjedi në familjen e 'Tarzanit: I biri vret me thikë të ëmën, Policia vret të riun

Tragjedi në familjen e 'Tarzanit: I biri vret me thikë të ëmën, Policia vret të riun

09:54, 17/10/2019
A+ Aa A-

Aktori amerikan Ron Ely u bë i famshëm me rolin e ‘Tarzanit’ në serialin në NBC të viteve 1960.

Por së fundmi në familjen e aktorit ka ndodhur një dramë e madhe.

Gruaja e tij Valerie Lundeen Ely 62 vjeç është goditur me thikë nga djali i saj 30 vjeçar Cameron.

Agjentët kanë identifikuar 30 vjeçarin si të dyshuar të cilin e kanë gjetur jashtë shtëpisë se tyre në një periferi të Santa Barbara në Kaliforni.

Sipas autoriteteve i riu paraqiste rrëzikshmëri për agjentët dhe katër prej tyre hapën zjarr duke e vrarë. 

Për të gjithë ata që nuk e njohin Ron Ely karriera e tij si aktor është kjo:

Interpretimi që i dha Ron Ely popullaritet  është padyshim ai i Tarzanit në serialin televiziv të transmetuar në NBC nga 1966 deri në 1968. Më vonë aktori luajti edhe në seriale të tjera si "Aquanatus", "Njeriu i detit", duke interpretuar një 'Supermen' alternative në "Superboy" ndërsa në  vitet ’90 -2000 ai luajti në serialet  e famshme  "Renegade" dhe "Sheena.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco