Mehmet Elshani: Rina kërkoi pauzë, ne…

Mehmet Elshani: Rina kërkoi pauzë, ne…

23:28, 16/10/2019
A+ Aa A-

Rina Balaj, reperja nga On Records, ka habitur ndjekësit e saj me një veprim që e ka bërë.

Ajo ka fshirë llogarinë e saj në Instagram dhe ka marrë një pauzë për një periudhë në muzikë.

Më pas mediat raportuan se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes reperes dhe menaxherit të saj Mehmet Elshanit që e ka çuar reperen në këtë vendim.

Syri net Kosova ka kontaktuar me menaxherin Mehmet Elshanin, i cili dha versionin e tij lidhur me këtë çështje.

“Rina ka kërkuar pauzë dhe ne ja kemi aprovuar” ka thënë ai.

I pyetur se përse reperja ka bllokuar llogarinë e saj në Instagram, ai tha se ky ka qenë vendim i saj.

“Ka dashur qetësi absolute” tha Elshani për Syrinet Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco