A do të kthehet në ‘Portokalli’, ja çfarë thotë Olsi Bylyku

A do të kthehet në ‘Portokalli’, ja çfarë thotë Olsi Bylyku

14:33, 16/10/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit Olsi Bylyku  karrierën e tij e nisi në programin e njohur “Portokalli” dhe ka vazhduar në shumë të tjerë si “BE Caffee” dhe së fundmi “Klanifornia”.

Por si ndihet ai për eksperiencën e tij të re?

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ai ka treguar se si po shkon puna e tij e fundit.

“Po ndihem shumë mirë te Klanifonia, shkojmë mirë dhe kemi harmoni dhe kimi mes aktorësh, po fillojmë bashkëpunimet me njëri tjetrin, secili po bëntë më parë personazhet e veta, por tani po bëjmë numra të përbashkëta. Më kishte marrë malli për publikun, që vjen kur do, duartroket kur do, më kujtohen daljet e mia të para, e marr emocionin më shumë tani. Javën e parë nuk kam zgjedhur të kisha personazhe të reja, por erdha me rolet që kisha dhe me monologun, pikën time të fortë.

'Kam risjellë personazhin e Alba Hoxhës, që ajo e priti shumë mirë. Më mungon Be Coffee, më mungojnë personat me të cilët kam bashkëpunuar, Suada, Besi, Erioni, ishim si një familje, një staf i vogël, por Be Caffee, ishte një spektakël i madh që bëhej me vetëm 5 veta”, shprehet aktori.

Përsa i përket pyetjeve nëse do kthehej përsëri në “Portokalli” ai është përgjigjur kështu:

“Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri ketu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist16/10/2019 17:46

Mire qe e paske kuptuar.Te kemi renditur tek te preferuarit,por Portokallia,me miellin e vet,nuk ka nevoje .Dhe duke u nisur nga cfaqjet e para,shohim se eshte shume me e "rritur",dhe megjithese disa "lule",te mira,i jane larguar buqetes se saj,sikur ja kane cliruar dhe pastruar ajrin,duke e fuqizuar edhe me shume.Bravo Portokallia!

Shto koment

Denonco