VIDEO/ ‘Mua 20 mijë lekë kurse Florit 10 mijë lekë’ Rezart Veleshnja po i paguan shtrenjtë kritikat ndaj qeverisë

VIDEO/ ‘Mua 20 mijë lekë kurse Florit 10 mijë lekë’ Rezart Veleshnja po i paguan shtrenjtë kritikat ndaj qeverisë

14:10, 16/10/2019

Aktori i njohur Rezart Veleshnja është një nga të paktët aktorë kritikë të qeverisë së Rama.

Së fundmi përmes një videoje të postuar në Instastory aktori ka treguar se policia i ka vënë gjobë 20 mijë lekë te vjetra vetëm përse ka parkuar diku për 10 minuta dhe për të njëjtën gjë aktorit tjetër Florjan Binaj i kanë vënë 10.000 mijë lekë të vjetra gjobë.

Veleshnja ka shpërthyer keq ndaj policisë dhe kryeministrit Rama për këtë shtetet ku policët janë të detyruar të vendosin gjoba.

“Policia e Shtetit është më e korruptuar në botë që kemi ne. Mua 20 mijë lekë Kurse Florit 10 mijë lekë, kur të dy kemi parkuar në të njëjtin vend, e Flori thotë se ti e ke rrogën më të madhe.

'O polic mirë që je injorant, mfal tani se vetëm injorancë mund të çojë këtu, po t’i mos dëgjo ça thotë shteti e ja kërcitja me gjoba, të paktën vendosi të barabarta, mua 20 dhe Florit 10. Eeeee ça policie. Bravo Ramaaa, kjo është të bësh shtet, je nona të adhurojmë . E kanë me normë e kanë me normë, kam takuar gjithë ato policë që thonë e kemi me normë, na ka thënë shefi i madh të kapin kaq normë brenda ditës.

Ore ore e kuptojnë këta ç’po bëjnë, pse me gjakun e shtetit do e bëni.

E kuptojnë këta shefat e mëdhenj që llafi del, se kemi të afërm dhe miq që tregojnë se janë të detyaruar të plotësojnë normën. 10 minuta është me ligj kam hall e do ndalojë 10 minuta.

Po ndonjëri që ka një makinë të vogël dhe një pagë 300 mijë lekë e do të mbarojë punët e familjes, po të marri cdo ditë nga 10 mijë lekë gjobë i bie të paguajë gjoba. Po ik ooooo Edvin Rama dy fjalë ka vllai jot për ty: Fuck you dhe shteti jot.” 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist16/10/2019 17:52

Rezart,pse kot luan rolin e policit (bile shefit) Flori? Futu edhe ti ne "policine e Portokallise,ne qofte se te lejojne dy policat aktuale,dhe do shohesh shpejt rezultatin.Megjithate te falenderojme per humorin qe na e jep,edhe nepermjet nje "ankese publike" per policine.Besoj se numuri i ardheshem do kete edhe nje skec,me shume!

Shto koment

Denonco