FOTO/  Mbesa e Mussolinit, Alessandra do mbajë meshë në nder të gjyshit të saj, 'kryqëzohet' nga ndjekësit

FOTO/ Mbesa e Mussolinit, Alessandra do mbajë meshë në nder të gjyshit të saj, 'kryqëzohet' nga ndjekësit

12:12, 16/10/2019
A+ Aa A-

 Mbesa e liderit fashist të Italisë Benito Mussolinit, Alessandra Mussolini me anë të një postimi në Twitter ka lajmëruar që të gjithë që kanë dëshirë mund të vijnë në meshën që familja e saj do të mbajë në nder të gjyshit të saj Benito Musolini.

Në postimin e saj ajo ka shkruajtur :

‘Familaj njofton që Cripta do të jetë e hapur të dielën e 27 tetorit në oraret 8:30 – 18.  Mesha do të mbahet në orën 11:30 në kishën e San Cassiano e cila ndodhet ngjitur me varrezat Predappio. Varrezat dhe Kisha janë vende të shenjta që kërkojnë respekt’.

Por ky status ka irrituar italianët të cilët nuk mund të harrojnë maskarat që fashizmi ka bërë gjatë luftës dhe me komentet e tyre kanë 'kryqëzuar'  mbesën e liderit fashistë.

‘Respekt për çfarë se ka bërë të vuaj me mijëra njërëz?’ i shkruan një komentues.

‘Nderime kujt? Një diktatori vrasës. Po vuajmë akoma pasojat që fashizmi i bëri shoqërisë italiane.

‘Po një vrasës a mund t marrë pjesë’ ishte një tjetër koment.

Gjitahshtu dhe revista  Anpi  ka shkruar në lidhje me statusin e Alessandrës.

"Ka respekt për të vdekurit.Problemi është se kjo përkujtimore nuk shndërrohet në një falje për fashizmin e Musolinin që ishte një turp për Italinë. Ai e futi Italinë në një dramë që ishte jo vetëm ajo e luftës, por edhe shtypja e lirive demokratike " është  shprehur nënkryetari i Anpi, Emilio Riçi mbi statusin e  mbesës së Duçes.

 


 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco