Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

'Nëse i njihni në Suharekë ato nënë e bijë, i thoni se ...': Labinoti bën aktin human për të voglën që i shkoi në derë

'Nëse i njihni në Suharekë ato nënë e bijë, i thoni se ...': Labinoti bën aktin human për të voglën që i shkoi në derë

08:39, 16/10/2019
A+ Aa A-

Një nënë dhe vajza e saj nga Suhareka, kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e deputetit Labinot Tahiri për të kërkuar ndihmë, pasi nuk ishin në gjendje të paguanin qeranë e shtëpisë ku jetonin.

Gruaja dhe vajza qëndronin të ulura në portën e jashtme të shtëpisë së Labinotit, i cili ka vendosur të bëjë gjestin fisnik për to. Duke qenë se ai nuk i ka takuar personalisht, deputeti ka kërkuar ndihmën e miqve në Instagram për të ditur emrin e gruas që i kërkoi ndihmë dhe për ta ndihmuar.

Ai është shprehur se nuk do të paguajë një muaj por 10 muaj qira të shtëpisë ku banojnë nënë e bijë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mirëmengjesi shpirtêra të mirë! Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime! Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mêngjes! Kjo nanë ka kêrkuar që të i'a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njêri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar! Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njifni le ta merr pêrsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses. Pêr 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë! #Jasht #Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

A post shared by INFO REZ- Berati 044837377 (@labinottahiriofficial) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pellumb Pipero16/10/2019 12:07

I dashur Labinot, une edhe pse nuk kam fodacion, duke dashur te bashkoj vullnetin tim me vendimin tuaj jam gati ti paguaj qerane e nje apo dy muajve asaj nene pa emer, por me emrin NENE, dhe te solidarizohemi se bashku qe me pak deshire dhe me pak sakrifice te behemi shume si ne, te kontribuojme dhe asaj nene ti blejme nje shtepi modeste. Ftoj cdo qytetar qe ka mundesi te kontribuoje me sa mundesi qe te kete ne nje nr te sigurt llogarie te iniciuar nga ju per ta ndihmuar. Prof.Dr.Pellumb Pipero

Shto koment

Denonco