Mëkatet që bëjmë më shpesh na i diktojnë edhe yjet; lexoni mëkatet tuaja sipas shenjës e HOROSKOPIT

Mëkatet që bëjmë më shpesh na i diktojnë edhe yjet; lexoni mëkatet tuaja sipas shenjës e HOROSKOPIT

21:44, 15/10/2019

Çdo njeri ka mëkatet e veta dhe pikat e dobëta me të cilat vështirë të luftojë. Shenja zodiakale nën të cilën kemi lindur zbulon gjithashtu se ndaj cilave mëkate jemi më të prirur të dorëzohemi…

Dashi: Mëkati yt është ambicia për të fituar gjithmonë

Dashi është një person shumë anbicioz. Kjo gjë e bën të detyrojë edhe të tjerët të futen në garë. Dashi është i obsesionuar mbas fitoreve dhe nuk vë re askënd dhe asgjë përreth. Duhet të mësoj të qetësohet dhe të marrë kënaqësi nga jeta. Në fund të fundit, jeta ka edhe kënaqësi të tjera përveç fitoreve…

Demi: Mëkati yt është kënaqësia

Dëshiron që gjthçka të jetë në variantin më të mirë. Nëse shtrihesh në çarçafë, do që të jenë patjetër mëndafsh. Dhe dëshiron të hash në pjata argjendi dhe ari. Por e di se ç’pasoja ka të qenët kaq selektiv dhe lakmitar? Po? Edhe pse e di, kjo gjë nuk e ndalon demin ta dëshirojë atë gjë sidoqoftë!

Binjakët: Mëkati yt janë vlerat e kundërta

Çdo gjë që ju thoni mund të shihet nga këndvështrime të ndryshme, kështu që zakonisht, mbi komplimentet e  këndshme mund të krijoni dhe në një sarkazëm të hollë. Por ndodh edhe e kundërta. Binjakët shpesh e ndërtojnë suksesin e tyre mbi këtë.

Gaforrja: Mëkati juaj është adulterizmi

Adulterizmi i referohet një lidhjeje intime jashtë martesore dhe tradhtarët më  të mëdhenj janë pikërisht gaforret. Kaq e tmerrshme është në botën moderne?

Luani: Mëkati yt është krenaria

Në fakt, nuk je një person i sigurt në vetvete dhe nuk je as narcist. Je thjesht më i miri nga gjithë të tjerët dhe nuk ka kuptim ta fshehësh këtë.

Virgjëresha: Mëkati yt janë thashethemet

Të pëlqen të flasësh sy më sy me njerëzit. Dhe provon t’i shprehësh konstatimet e tua në ballafaqime tet a tet. Sigurohesh gjithmonë që kritkat e tua të dëgjohen si në lidhje me të tjerët, ashtu edhe në lidhje me veten tënde.

Peshorja: Mëkati yt është përtacia

Argëtimi e bën jetën tuaj më të bukur. Të uleni me miqtë në ajër të pastër e të pini kafe për ju është kulmi  i kënaqësisë. Megjithatë, mos harroni punët që ju presin. Në fund të fundit rrjedha juaj e jetës varet nga to.

Akrepi: Mëkati juaj është epshi

Sigurisht që jeni njerëz mjaft pasionantë. Ju keni mendimet tuaja për çfarë konsiderohet imorale, perverse dhe çfarë jo. Për fat të mirë, nuk tentoni të shkoni ‘shumë larg’. Keni një resistencë të shkëlqyer të cilën shumë njerëz e kanë zili.

Shigjetari: Mëkati juaj është alegria

Ju pëlqen shumë të bëni humor me miqtë. Tregoni histori për të qeshur dhe jeni krenarë që keni mundësi t’i argëtoni të gjihtë. Po nëse yjet ju këshillojnë të ndaleni sepse mund të lëndoni njerëz kur tregoni ngjarje për ta? Me shumë gjasa nuk i dëgjoni…

Bricjapi: Mëkati juaj është lakmia

Jeni tipa shumë mikriptës dhe gjithmonë të gatshëm pë të treguar kujdes dhevëmendje ndaj atyre që kanë nevojë. Por keni një qëndrim shumë skrupuloz ndaj administrimit të parave. Për to jeni gati të bëni gjithçka. Por ndoshta nuk është dhe aq mëkat t’i ofroni vetes dhe familjes suaj të mira materiale.

Ujori: Mëkati yt është kokëfortësia

Nuk i dëgjoni kurrë këshillat e të tjerëve dhe të bëni diçka që  nuk është e këndshme për ju, është thjesht e pamundur. Keni sistemin tuaj të vlerave dhe autoritetin tuaj, të cilat janë shumë larg nga ato që pranohen përgjithësisht.

Peshqit: Mëkati juaj janë talentet e çuara dëm

Jeni një person shumë i talentuar dhe krijues. Por për të arritur sukses duhet të bëni përpjekje. Por ju as e keni ndërmend të sforcoheni për të arritur diçka. Mbase ia vlen të provoni. Talentet tuaja mund ta bëjnë këtë botë më të bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco