Lamberto Shtjefni, blogeri i parë shqiptar me standardet europian të një profesionisti

Lamberto Shtjefni, blogeri i parë shqiptar me standardet europian të një profesionisti

20:59, 15/10/2019
A+ Aa A-

Ndonëse tendencën për t’u kthyer në blogere sa hap e mbyll sytë po e shohim tepër së fundmi, një tjetër emër shqiptar po avancon çdo herë e më shumë në këtë drejtim.

Kushdo që mendon se të jesh me stil dhe të ndjekësh tendencat e fundit të modës për meshkujt është shumë më e thjeshtë se për femrat, bën mirë të hedhë një sy te profili i “Instagramit” të Lamberto Shtjefnit, djalit 26-vjeçar me origjinë nga Shkodra, i cili është i njohur si blogeri i parë mashkull në Shqipëri.

Meshkujt, kryesisht moshat e reja, teksa shohin faqen e tij, lamberto_mnswr, me siguri futen në mendime, sepse arrijnë të kuptojnë se një veshje e bukur dhe në harmoni me tipologjinë e secilit, por edhe me okazionin kur e përdor, kërkon një kulturë dhe formim specifik mbi modën.

Në fakt është më se normale, që Lamberton ta shohim shpesh duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës, pasi një bloger i suksesshëm si Lamberto i duhet të udhëtojë shpesh nëpër shtete të ndryshme. Ju kujtojmë që është i vetmi bloger shqiptar, që ka realizuar kontrata dhe bashkëpunime  me brandet shumë të fuqishme në tregun ndërkombëtar.

Stili, sharmi dhe postimet plot klas vazhdojnë të jenë arma më e fortë e influencerit shqiptarë Lamberto Shtjefni.

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco