Rihanna rrëfen arsyet se përse s’pranoi të ishte pjesë e Super Bowl

Rihanna rrëfen arsyet se përse s’pranoi të ishte pjesë e Super Bowl

19:10, 15/10/2019
A+ Aa A-

Artistja femër më e pasur në botë, Rihanna ka refuzuar të jetë pjesë e shfaqjes që organizohet gjatë pushimit të Super Bowl.

Ajo ka bërë me dije përgjatë një interviste për revistën “Vogue” se nuk e ka pranuar ftesën, pasi nuk dëshiron të shitet. Riri është shprehur gjithashtu se e refuzoi për të shprehur solidaritet ndaj ish-qendërmbrojtësit të NFL (Ligës Kombëtare të Futbollit), Colin Kaepernick.

“Absolutisht. S’do të guxoja të pranoja. Për çfarë? Kush përfiton? Jo njerëzit e mi. Nuk dua të shitem. Nuk dua t’i nxis këto veprime. S’bie dakord me shumë praktika të asaj organizate dhe s’kam ndërmend t’u shërbej në asnjë lloj mënyre”-ka thënë Rihanna.

Colin Kaepernick u përjashtua jo zyrtarisht nga NFL, pasi në vitin 2016 u gjunjëzua teksa luhej himni kombëtar. Shumë veta menduan se veprimi i tij ishte mungesë respekti për atdheun dhe flamurin. Ndërsa të tjerë e cilësuan gjestin e tij si një mënyrë të paqtë për të protestuar dhunën ndaj njerëzve me ngjyrë në Amerikë. Këngëtarja nga Barbadosi duket se është në vazhdën e këtyre të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco