Elvana Gjata dëshmon edhe një herë aftësinë e të bërit humor

Elvana Gjata dëshmon edhe një herë aftësinë e të bërit humor

19:03, 15/10/2019

Këngëtarja Elvana Gjata ka dëshmuar edhe një herë së fundmi se gëzon humor të hollë. Ajo ka publikuar në “Instagram” disa foto ku shfaqet në një event mode të organizuar pak ditë më parë.

Elvana pikaset në to e veshur si një kaubojse. Në njërën prej fotove, ku shfaqet pa mendje, Elvana ka shkruar: T’i ketë bërë babi fasulet sot, si e hënë që është?!

Risjellim në vëmendje se këngëtarja u shfaq para pak kohësh në komedinë “Dy Gisht Mjaltë”, në rolin e protagonistes kryesore. Ajo solli përmes humorit romancën dhe peripecitë e një çifti të sapomartuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco