Aktori i njohur akuzohet nga ish e shoqja për vrasje të mbetur në tentativë

Aktori i njohur akuzohet nga ish e shoqja për vrasje të mbetur në tentativë

18:30, 15/10/2019
A+ Aa A-

Bashkëshortja e aktorit të njohur Jeremy Renner e akuzon këtë të fundit për vrasje të mbetur në tentativë dhe të paramenduar.

Sipas “TMZ”, Sonni Pacheco ka dëshmuar në gjykatë se Renner dëshironte ta zhdukte nga faqja e dheut, pasi e kishte parë në një klub nate.

Ajo ka thënë gjithashtu se një dado e kishte dëgjuar Renner të thoshte se do të shkonte në shtëpinë e saj për ta vrarë sepse, sipas tij, vajza e tyre më mirë të mos e ketë Sonni-n si nënë.

Pacheco kërkon tashmë kujdestari të plotë të 6-vjeçares Ava.

Risjellim në vëmendje se aktori u nda nga e shoqja vetëm 10 muaj pas martesës, nën argumentin se nuk u përputheshin karakteret.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco