U përfol se u arrestua Dj i 'Klanifornias'! Vin Veli: Ja si qëndron e vërteta

U përfol se u arrestua Dj i 'Klanifornias'! Vin Veli: Ja si qëndron e vërteta

17:52, 15/10/2019
A+ Aa A-

Dj Vin Veli ka folur së fundmi rreth lajmeve se para pak muajsh është arrestuar nga policia. I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Vin Veli u shpreh se në të vërtetë nuk është arrestuar, por është shoqëruar në Polici.

Ai tha më tej se portalet kanë abuzuar dhe s’kanë bërë gjë tjetër veçse kanë shqetësuar familjarët dhe miqtë e tij. Vin Veli theksoi se për sa kohë që është i pastër me veten, nuk preket aspak prej tyre.

“Ishte një kontroll rutinë i Policisë. Si shumë shokë të mitë, na morën në pyetje për arsyet e tyre. Kjo është një gjë normale. Nuk ka asgjë. Unë nuk bëra status, nuk u mërzita, pasi nuk është hera e parë që na ka ndodhur”-tha fillimisht Vin Veli.

 “Në jetën e natës ndodhin situata të ndryshme. Edhe gjatë ditës mund të ndodhë një vjedhje e madhe dhe je prezent aty. Problemi ishte arrestimi, ishte i tepërt. Jo për mua, sepse për mua nuk ka rëndësi fare, për sa kohë jam i një fushe tjetër, i një drejtimi tjetër dhe nuk më lidh asgjë me gjëra të tjera. Problemi ishte familja, ishin miq.

Motra që ishte në Amerikë…Njerëzit që ishin jashtë u shqetësuan. Isha mbas pune me disa miq të mitë. Ishin pyetje rutinë, siç mund të ndodhë në raste të ndryshme. U abuzua sepse nuk ishte arrestim. Arrestim është kur dyshohesh dhe del para gjykatës”-vijoi më tej ai.

“Vetë nuk më shqetësoi fare, sepse jam shumë i pastër me veten. Mbas punës sime fle i qetë dhe nuk kam asnjë dyshim të kem situata të tipit ‘mos lëndohem nesër’. Jam shumë i qetë në të gjitha aspektet e jetës, në karrierë, shoqëri dhe marrëdhënie me femrat”-përfundoi Vin Veli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco