Elton John trondit me atë çfarë thotë për Micheal Jackson në librin e tij

Elton John trondit me atë çfarë thotë për Micheal Jackson në librin e tij

15:15, 14/10/2019
A+ Aa A-

 Sir Elton John ka shkruar së fundmi librin e tij autobiografik të titulluar ‘Me’ (Unë).

Në librin e tij Elton John ka shkruar shumë gjëra që më parë nuk diheshin siç është dhe rasti i Micheal Jackson për të cilën këngëtari ka folur.

Këngëtari e nis historinë e tij për Micheal Jackson me fjalët:

‘Unë e kam njohur Micheal Jackson që kur ishte 13 ose 14 vjeç, Ai ishtë nëj fëmijë i adhurueshëm. Por në vitet në vazhdim ai filloi ta mbajë veten larg realitetit ashtu siç bëri Elvis Presly’.

Më tej Elton John shton:  

'Një Zot e di se çfarë droge  po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”.

Image

 Gjithashtu Elton John ka treguar dhe historinë ku mbreti i muzikës pop i thirrur në shtëpinë e tij, ishte larguar nga të pranishmit dhe më pas është parë duke luajtur me djalin e shërbëtores së tij.

Kujtojmë që Micheal Jackson vdiq nga një mbidozë ilaçesh në vitin 2009.

Gjithashtu pas vdekjes ai është akuzuar për abuzim seksual me të mitur.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco