Parashikimi javor 14- 20 tetor 2019: Hëna e flaktë në shenjën e dashit është shpërthyese për shumë shenja

Parashikimi javor 14- 20 tetor 2019: Hëna e flaktë në shenjën e dashit është shpërthyese për shumë shenja

11:58, 14/10/2019

Astrologja e njohur  Meri Shehu ka dhënë ditën e sotme parashikimin e saj astrologjik të përmbledhur për ditët në vazhdim.

Astrologja është shprehur se Hëna e flaktë e  ndodhur në Dash do të tregojë gjendjen tonë shpërthyese apo për të kundërvepruar.

‘E Hënë në mesnate midis datave 13 dhe 14 tetor ndodhi hëna e plote e muajit në Dash. Bëhet fjalë për një Hënë shumë të fuqishme pasioni.
Hëna e flaktë në Dash vjen të tregoj gjendjen tonë shpërthyese apo  për të kundërvepruar. Do fuqizohet përmbysja e asaj që e quanim të sigurt apo ishim familjarizuar. Ndryshimet së brendshmi dhe së jashtmi pasojnë njëra- tjetrën dhe trazojnë ujrat e qeta.I rëndësishëm do jetë ndikimi i Jupiterit në Shigjetar ndaj Hënës së plote në Dash do kemi nje dorë mbrotjeje. Kthesa e jetës sonë do bëhet e shpejtë e nxituar dhe ndikimi i mesnatës të datës 13 dhe 14 do na shoqëroj gjatë gjithë periudhes së tremujorit të ardhshëm. Në jetën personale shumë njerëz do kuptojnë një apokalips apo zbulim të rëndësishem dhe do kërkojnë një fillim të ri’  ka shpjeguar astrologja.

Më poshtë mund të lexoni parashikimin për të gjitha shenjat:

Dashi
Hëna e plotë në shenjën tuaj do sjell një ndryshim shumë të madh në jetën personale dhe një kthesë të papritur në lidhje me karrierën dhe punën

Demi
Do keni një ngarkesë psikologjike dhe ndoshta do zbuloni diçka që nuk do jetë shumë pozitive për ecurinë e punës apo të shëndetit

Binjaket
Në  jetën sociale dhe në shoqëri do keni një përqëndrim të gjendjes rreth jush. Kujdes që çdo informacion apo thashethem ta ktheni në favorin tuaj

Gaforrja
Në lidhje me karrierën sot do keni një lajm shumë të mirë dhe ndoshta një pikë të rëndësishme që do ju evidentoj më shumë apo cilësoj si person. Por mund të ndodh edhe një përmbysje e çuditshme

Luani
Ju do keni një çeshtje të rëndësishme ligjore apo të së ardhmes për të bërë një ndryshim shumë të madh apo një lëvizje diku në një vend tjetër

Virgjeresha
Në çështjet ekonomike do ndodh një proces i fortë ndryshimesh dhe ndoshta sqarimesh. Do arrini të kuptoni të gjithë panoramen e problemit

Peshore
Në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëdhëniet me të tjerët mund të jetë një ditë ku do ndryshojnë ekuilibrat. Do keni një ndarje të papritur

Akrepi
Në  lidhje me punën dhe me përditshmërinë do ketë lajme të reja dhe ndryshime të menjëhershme dhe të papritura. Kjo do ju fus në një rrugë të rë

Shigjetari
Jeta juaj personale do kete një kombinim të ri. Një njohje e re e furishme dhe rinore do ju kthej jetën në një moment më romantik dhe personal

Bricjapi
Në çeshtjet familjare dhe në lidhje me bizneset me familjaret do ketë një kthese dhe një përmbysje në ecuri apo në planet e përbashkëta

Ujori
Do jeni në një moment shumë të rëndesishëm planesh dhe rruga juaj do plotesohet papritur me një stategji shume fitimprurëse

Peshqit
Do arrini në një moment shumë të rëndesishëm në çeshtjet ekonomike. Mund të keni një ngritje të madhe por mund edhe të shikoni problemin në të gjithë madhësinë e tij

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco