Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Film dokumentar për legjendën e operës Luciano Pavarotti

FOTO/ Film dokumentar për legjendën e operës Luciano Pavarotti

23:45, 12/10/2019
A+ Aa A-

Luciano Pavarotti ka qenë një ndër figurat më të famshme të operas botërore.

Fituesi i çmimit “Oscar”, regjisori Ron Howard do të sjellë filmin dokumentar të tenorit legjendar, 12 vite pas vdekjes së tij. Sot, 12 tetor, është ditëlindja e Pavarottit. Disa ditë më vonë filmi do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Romë.

Në film do të përfshihet historia, zëri, sekretet e tij duke sjellë rrugëtimin i tij të pabesueshëm të jetës. Filmime që nuk janë parë kurrë më parë dhe imazhet initme të tij në prapaskenat e shfaqjeve janë mundësuar nga arkivat e familjes së tij.

Sipas regjisorit Howard, qëllimi kryesor i filmit ishte të zbulonte burrin, babanë, filantropin dhe artistin me një marrëdhënie komplekse të jetës së tij.

Pavarotti ishte djali i një bukëpjekësi. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të bëhet super ylli ndërkombëtar i muzikës ‘Opera’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco