Ashtu 'urtë e butë' Anila tha disa të vërteta rreth marrëdhënies me Orinda Huta, kur ndante një studio me të

Ashtu 'urtë e butë' Anila tha disa të vërteta rreth marrëdhënies me Orinda Huta, kur ndante një studio me të

23:16, 12/10/2019
A+ Aa A-

Rikthimi i emisionit “Nga e para”, një version shqiptar i “Extreme Home Makeover: Home Edition” një reality shoë me format familjar, i mirënjohur dhe i dashur nga publiku i cili transmetohej në Vizion Plus, plot shtatë vjet më pare solli moderatoren shumë të dashur të publikut shqiptar në një tjetër format. 

Këtë vit, emisioni “Nga e para” u drejtuar nga moderatorja Anila Çela, një figurë e cila dallohet për ëmbëlsinë dhe butësinë që e karakterizon duke i besuar moderimin e emisionit të pasdites Evi Reçit.

Image

E ftuar në një emision mëngjes, Anila Çela, foli gjatë për eksperiencën gjatë këtyre viteve në moderim, por ashtu urtë e butë preku edhe marrëdhënien e saj me Orinda Hutën.

Në vitin 2015, ajo ‘ndau’ studion e  emisionin e saj me Orindën dhe Arbër Karkinë, e nuk ngurroi t’u përgjigjej pyetjeve se si i kishte marrëdhëniet me kolegët.

Image

Asokohe, u përfol shumë për një grindje mes Orindës dhe Anilës, dhe kjo e fundit pranoi se me Orindën s’kishin qenë mikesha të ngushta, mirëpo kishin ditur të ruanin një marrëdhënie korrekte si kolege në punë dhe mohoi të kishin pasur ndonjëherë mosmarrëveshje mes tyre.

“Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë.

Image

Me Orindën njerëzit e thoshin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë. As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. S’mund të them që kishim miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por kishim një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”- ka rrëfyer Anila.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco