Elton John: I lumtur që fëmijët e mi nuk e njohën nënën time

Elton John: I lumtur që fëmijët e mi nuk e njohën nënën time

19:50, 12/10/2019
A+ Aa A-

Kantautori i njohur britanik Elton John nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të mirë me nënën e tij.

Diçka të tillë ai e theksoi sërish gjatë intervistës më të fundit për “CBS Sunday Morning” ku theksoi se ishte i lumtur që e ëma nuk i kishte takuar fëmijët që ai ka me David Furnish.

“Ajo nuk e pëlqeu kurrë Davidin. Ajo nuk pëlqente asnjë. Ajo nuk kërkoi asnjëherë t’i takonte fëmijët. Por jam i lumtur që ata nuk e njohën atë, sepse ajo do t’i kritikonte siç më ka kritikuar mua. Ajo ishte sociopatike”,-ka thënë John gjatë intervistës.

Më pas ai tregoi se ishte pajtuar më të ëmën përpara se të ndërronte jetë, por në fakt asgjë nuk kishte ndryshuar në marrëdhënien mes tyre. Për të ai ka shkruar edhe në librin e tij autobiografik “Me” i cili pritet të publikohet më 15 tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco