I dënuar për 6 vepra penale, Reperi marrëveshje 10 mln $ nga burgu

I dënuar për 6 vepra penale, Reperi marrëveshje 10 mln $ nga burgu

17:44, 12/10/2019
A+ Aa A-

Tekashi 69 ka nënshkruar një marrëveshje muzikore me shifra rekord, edhe pse ndodhet në burg.

Marrëveshja me shtëpinë diskografike “10K Projects” raportohet se vlen 10 milionë dollarë. Sipas kontratës reperi do nxjerrë dy albume, një në anglisht dhe një në spanjisht.

Tekashi, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, është në pritje të dënimit për për 6 vepra penale përfshirë shantazh, mbajtje të armëve të zjarrit, sulm me armë të rrezikshme dhe akuza për komplot vrasje. Reperi ishte përfshirë në një bandë të dhunshme amerikane të quajtur The Nine Trey Bloods.

Ai përballej me 47 vite burg derisa pranoi të jepte prova kundër anëtarëve të tjerë të dyshuar të bandës.

Për t’iu ulur dënimi, ai arriti marrëveshje për pranimin e fajësisë me qeverinë federale dhe dëshmoi kundër anëtarëve të tjerë të bandës në gjykatë.

Ai dha informacione për Anthony Ellison dhe Aljermiah Mack dhe të dy u dënuan. Tekashi do të dënohet më 18 dhjetor dhe pritet që të marrë dënim më të ulët për bashkëpunimin me policinë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco