Avokatja më seksi shqiptare pranon operacionin plastik: Ja çfarë kam bërë...

Avokatja më seksi shqiptare pranon operacionin plastik: Ja çfarë kam bërë...

21:11, 11/10/2019
A+ Aa A-

Redona Koçi është kthyer prej kohësh në një nga vajzat më të komentuara në media. Edhe pse profesioni i saj është modelingu, Redona njihet si juriste për shkak se ka mbaruar juridikun.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Redona u shpreh se nuk e ka ushtruar asnjë ditë profesionin si juriste dhe se nuk i pëlqen kjo degë.

Modelingu është fusha ku Redona do që të vazhdojë në të ardhmen e madje do e shohim edhe me projekte jashtë vendit.

“Është e bezdisshme që më thonë juriste, i njëjti titull dhe lajm gjithë kohës. Zgjodha të studioja për drejtësi nga familja, por nuk e kam shumë qejf si degë. Mua më pëlqen të merrem me botën e artit, modelingun. Aktualisht kam plane me një fotograf shumë të famshëm. Do bëj diçka të madhe, përveç tregut shqiptar do më shihni jashtë”, u shpreh Redona.

E pyetur nga Bieta, nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje, Redona pranoi se ka bërë buzët dhe asgjë tjetër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco