E pasionuar pas tyre, kjo femër ka mbi 20,000 tatuazhe në trup

E pasionuar pas tyre, kjo femër ka mbi 20,000 tatuazhe në trup

20:03, 11/10/2019
A+ Aa A-

Amber Luke është një vajzë e pasionuar pas tatuazheve dhe madje jo pak por në ekstrem pasi e ka filluar këtë pasion që në moshë të re.

Fansja e modifikimit të trupit ka bërë 20,000 pikturime për të grisur pamjen e saj unike.

Ajo i ka ngjyrosur sytë e saj në blu me bojë tatuazhi, ka ndarë gjuhën në mes e po ashtu ka vendosur edhe piercing në trup.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo zbuloi rezultatet e procedurës së saj të fundit të artit në trup. Sikur kjo të mos mjaftonte ajo e mbuloi veten me tatuazhe nga këmbët tek koka. Tatuazhet në trupin e saj janë të panumërt.

Ajo duket se është e pasionuar jo pak me artin e trupit. Dhe duket se Amber ka jo pak mbështetës në median sociale. Disa nga komentuesit madje e quajnë atë shumë të guximshme për këtë gjest.

Amber ka bërë tatuazh për herë të parë kur ishte vetëm 14 vjeç e që atëherë ka bërë tatuazh në trup më shumë se 100 herë. Madje ka arritur deri aty sa e quan veten një dragua me sy bojë qiell.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco