Rrëzimi i famshmëm në pasarelë, Naomi Campbell: Më kërkuan ta bëja përsëri

Rrëzimi i famshmëm në pasarelë, Naomi Campbell: Më kërkuan ta bëja përsëri

23:58, 10/10/2019

26 vite më parë, në mediat botërore mori shumë vëmendje rrëzimi në pasarelë i modeles së njohur, Naomi Campbell. Teksa sfilonte për Vivienne Westwood, Naomi u rrëzua dhe sipas saj, të gjithë filluan të qeshnin.

Gjatë një interviste të Naomit dhe Vivienne për “British Vogue”, modelja u shpreh se u ndje shumë në siklet, por i dha forca vetes të ringrihej e të vazhdonte me sfilatën.

“Ka një sekret për të ecur në këpucët tuaja”, ju drejtua Naomi  Vivienne-it. Campbell shtoi se të nesërmen shtypi shkruajti shumë për të, madje shumë dizajnerë kërkuan nga ajo ta bënte sërish, për shkak të vëmendjes së mediave.

Ndërsa Westwood u shpreh se Naomi ishte sërish e bukur dhe kur u rrëzua, si një gazelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco