HOROSKOPIT Përshtateni me gjithçka apo jeni me temena gjithë kohës, ja sa SHPESH dhe SHPEJT ndryshojnë shenjat

HOROSKOPIT Përshtateni me gjithçka apo jeni me temena gjithë kohës, ja sa SHPESH dhe SHPEJT ndryshojnë shenjat

21:25, 10/10/2019

“Nuk ka asgjë të pandryeshueshme përveç nevojës për të ndryshuar”, thoshte Heraklitus. Por jo të gjithë i përjetojmë ndryshimet në jetë në të njëjtën mënyrë. Yjet na ftojnë për një kuptim më të mirë të vetes dhe Horoskopi na zbulon se si ta jetojmë ndryshimin në bazë të shenjës sonë të Zodiakut.

DASHI – Ti nuk shkon shpesh në kërkim të ndryshimit, por në qoftë se ndodh, e përballon me lehtësi të madhe. Në fakt ju pëlqen të nisni sfida të reja aventureske që mund të testojnë aftësitë tuaja. Je gjithmonë e gatshme për të ndihmuar shokët e tu që janë në panik nga ndryshimi.

DEMI –  Ti i dashuron zakonet e tua: ke shpenzuar shumë kohë për t’i konsoliduar ata dhe vetëm ideja që mund të ndryshojnë ju bën të cmendeni. Përballë ndryshimeve të pandryshueshme në jetë, shpesh e shtoni ankthin tuaj, duke e bërë situatën të duket shumë më kritike sec është në realitet.

BINJAKËT –  Të qëndrosh në krahun tënd do të thotë të heqësh dorë nga një jetë statike dhe të qëndrueshme. Çdo gjë mund të ndryshojë nga momenti në moment, dhe ti mëson se duhet të jesh fleksibël dhe e adaptueshme.

GAFORRJA – Ju jeni një person i çmendur, madje edhe kur bëhet fjalë për të përballuar një ndryshim, qëndrimi juaj nuk është gjithmonë i njëjtë. Qan dhe vuan duke u përpjekur të përfshish sa më shumë njerëz të jetë e mundur në dhimbjen tuaj. Një ndarje, një divorc, një djalë që ik nga shtëpia, për ty janë trauma të vërteta. Ndryshimet në punë i përjeton shumë më me qetësi.

LUANI – Nuk ke frikë nga ndryshimet, je një person i guximshëm dhe i patrembur. Por e përballon keq detyrimin për t’iu përshtatur ndryshimeve që dikush ka vendosur në vend tënd. Dhe kur vjen puna te emocionet, ti e sheh që humbet kontrollin. Me pak fjalë, ti nuk i do ndryshimet: ti komandon dhe të tjerët i zbatojnë!

VIRGJËRESHA – Fjala “ndryshim” të shkakton kriza të vërteta nervore. Juve ju pëlqejnë situatat statike, të qëndrueshme dhe lehtësisht të kontrollueshme. Nuk e përjeton ndryshimin me qetësi dhe kur jeta të detyron ta bësh,tërhiqni anën tuaj më të errët për gjithçka dhe për të gjithë.

PESHORJA – Natyra juaj e lehtë dhe sipërfaqësore të ndihmon që të përjetoni ndryshimet më të paparashikueshme pa u brengosur shumë. Mund të ndryshosh partner me të njëjtën shpejtësi siç mund të ndryshosh një palë këpucë. Dhe ndoshta forca juaj e vërtetë është e fshehur këtu!

AKREPI – Edhe kur flitet për ndryshim, për ty nuk ekzistojnë gjysmë masat: ose ndryshon gjithçka ose nuk ndryshon asgjë. Ndryshimet drastike, ato që jetohen me dhimbje dhe dramacitet, janë ato që i bëjnë ditët tuaja më të gjalla dhe interesante.

SHIGJETARI – Duke e përballuar çdo ndryshim me buzëqeshje dhe me shpresën që mund ta bëjnë jetën tuaj edhe më të lumtur dhe emocionuese. Përballë ndryshimeve të padëshiruara, ju nuk humbni kontrollin dhe prisni me besim që zgjidhja shfaqet në mënyrë spontane.

BRICJAPI – Kur ndryshimi ndalet, transformohesh nga një person i fortë dhe i ashpër në një person të pafuqishëm dhe të pavetëdijshëm, i cili me përulësi u kërkon ndihmë të tjerëve.

UJORI – “Gjithçka ndryshon” është motoja e jetës tënde dhe për ty të ndryshosh është gjithnjë pozitive. Në fakt, ndryshimi është i nevojshëm për rritjen tuaj, si në kontekste të ndryshme të jetës, si të jetë njerëzore ashtu edhe shpirtërore.

PESHQIT – Emocionet tuaja janë qendra juaj dhe askush nuk mund t’i ndryshojë. Ndërkohë ndryshoni mendje me shpejtësinë e dritës, dhe për këtë arsye shpesh merrni akuza për mosbindje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco