VIDEO/ Rudina po i fryn me qëllim, aludimeve për divorcin e saj?!

VIDEO/ Rudina po i fryn me qëllim, aludimeve për divorcin e saj?!

08:59, 10/10/2019

Prej disa kohësh në media thuhet se moderatorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj, Aleksi i kanë dhënë fund martesës.

Lidhur me këto lajme Rudina ka preferuar të mos reagojë duke u përpjekur që t’i shmanget kësaj teme.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree”.

Së bashku me të ftuarit e tjerë, teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj.

Akorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.

Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë më i mirë e dua sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerëve në përgjithësi.

Këto fjalë shtojnë edhe më shumë dyshime për ndarjen, megjithatë derisa të konfirmohen mbeten në kuadër të thashethemeve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco